Përpunimi i tekstit

My image

CSS ka disa karakteristika të cilat përdoren për stilimin e tekstit. Për shembull: font-family, font-size, font-style, font-weight, font-variant, color, text-align, vertical-align, text-decoration, text-indent ,text-transform etj. Më poshtë do të shpjegohet përdorimi i secilës prej tyre.

Karakteristikat CSS të stilimit të tekstit:

font-family

Janë dy tipe të emrave font-family:
- font family: një font family specifik si(Times New Roman ose Arial).
- generic family: një grup familje shkronjash me pamje të njëjtë (si Serif ose Monospace).

Skedari HTML:

Ky është një paragraph me llojin e shkrimit serif.

Ky është një paragraph me llojin e shkrimit sanserif.

Ky është një paragraph me llojin e shkrimit monospace.

Ky është një paragraph me llojin e shkrimit cursive.

Ky është një paragraph me llojin e shkrimit fantasy.

Skedari CSS:
p.serif {
font-family: "Times New Roman", Times, serif;

p.sansserif {
font-family: Helvetica, Arial, sans-serif;

p.monospace {
font-family: "Courier New", Courier, monospace;

p.cursive {
font-family: Florence, cursive;

p.fantasy{
font-family: Blippo, fantasy;

Rezultati:
My image

Ndaj secilën vlerë me presje për të treguar që janë vlera. Në qoftë se emri i font-family është më shumë se një shkronjë, duhet të jetë në thonjëza dyshe:"Times New Roman".

font-size

Font-size përcakton përmasat e shkronjave. Një mënyrë për vendosjen e përmasës së shkronjave është duke përdurur përmasat me fjalë (në anglisht). Për shembull: xx-small, small, medium, large, larger, etj.

Skedari HTML:

Paragraf me tekst me madhësi të vogël.

Paragraf me tekst me madhësi mesatare.

Paragraf me tekst me madhësi të madhe

Paragraf me tekst me madhësi shumë të madhe.

Skedari CSS:
p.small {
font-size: small;

p.medium {
font-size: medium;

p.large {
font-size: large;

p.xlarge {
font-size: x-large;

Rezultati:
My image

Ju mund të përdorni gjithashtu vlerat numerike pixels ose ems për manipulimin e përmasave të shkronjave. Vendosja e përmasave të shkronjave në vlera pikselash (px) është një zgjedhje e mirë. Vendosja e përmasave të shkronjave në vlera (em). Kjo i lejon shumicës së browser-ave të rivendosin përmasat e tekstit. Në qoftë se nuk keni parapërcaktuar madhësinë e shkrimit atëherë do të jetë madhësia që njihet nga browsera-t 16px. Për të llogaritur vlerën në em, thjesht ndiq formulën e mëposhtme: em = pixels / 16.

font-style

Karakteristika font-style përdoret tipikisht për të specifikuar tekstin e pjerrët. Karakteristika font-style përdoret tipikisht për të specifikuar tekstin e pjerrët:

Skedari HTML:

Ky është paragraph normal.

Ky është paragraph i pjerrët.

Ky është paragraf oblique.

Skedari CSS:
p.normal {
font-style: normal;

p.italic {
font-style: italic;

p.oblique {
font-style: oblique;

p.large {
font-size: large;

p.xlarge {
font-size: x-large;

Rezultati:
My image
font-variant

Karakteristika CSS font-variant lejon konvertimin e të gjithë shkrimit në shkronja të vogla. Vlerat e kësaj karakteristike mund të jenë normal, small-caps, dhe inherit.

Skedari HTML:

font-variant i është dhënë vlera normal.

font-variant i është dhënë vlera small-caps.

Skedari CSS:
p.normal {
font-variant: normal;

p.small {
font-variant: small-caps;

Karakteristika CSS font-variant nuk suportohet nga të gjitha llojet e shkrimit, kështu që duhet testuar para se të publikohet.

Rezultati:
My image
color

Karakteristika CSS color specifikon ngjyrën e tekstit. Një metodë e specifikimit të ngjyrës së tektit është duke përdorur emrat ngjyrat në anglisht: si red, green, blue, etj. Më posht paraqitet një shembull konkret.

Skedari HTML:

Ky paragraph ka ngjyrë të gjelbërt.

Teksti jashtë paragrafit ka ngjyrë të zezë (apriori).
Skedari CSS:
p.shembull {
color: green;

Tjetër menyrë e përcaktimit të vlerave të ngjyrave është duke përdorur vlerat hexadecimale dhe RGB. Forma hexadecimal paraqitet me shenjën thurje përpara (#) ndjekur nga gjashtë vlerat hexadecimale (0-F). RGB përcakton vlera përkatësisht për Red, Green, dhe Blue.

Rezultati:
My image

text-align

Karakteristika text-align specifikon pozicionimin e tekstit në një element. Apriori, teksti në websitë është pozicionuar majtas. Megjithatë, ju mund të ndryshoni këtë duke përdorur karakteristikën text-align. Vlerat që mund të marrë karakteristika text-align : left, right, center, dhe justify.

Skedari HTML:

Ky paragraph është pozicionuar majtas.

Ky paragraph është pozicionuar djathtas.

Ky paragraph është pozicionuar qender.

Skedari CSS:
p.majtas {
text-align: left;

p.djathtas {
text-align: right;

p.qender {
text-align: center;

Rezultati:
My image

Kur text-align i jepet vlera "justify", çdo rresht do ketë të njëjtin gjerësi.

text-decoration

Kjo karakteristikë përcakton se si do të ‘dekorohet’ teksti. Vlerat e përdorura :
none – Vlera apriori, kjo përcakton një tekst normal
inherit – Merr vlerën nga elemeti prind
overline – Vizaton një vizë mbi tekstin
underline – Vizaton një vizë poshtë tekstit
line- through - Vizaton një vizë në mes të tekstit
Në shembullin më poshtë paraqitet ndryshimi midis tyre.

Skedari HTML:

Ky është tekst normal

Ky tekst ka karakteristikat nga elemeti prind.

Ky tekst është i mbivizuar.

Ky tekst është i nënvizuar.

Ky tekst është i mesvizuar.

Skedari CSS:
p.none {
text-decoration: none;

p.inherit {
text-decoration: inherit;

p.overline {
text-decoration: overline;

p.underline {
text-decoration: underline;

p.line-through {
text-decoration: line-through;

Rezultati:
My image

Ju mund të kombinoni vlerat underline, overline, ose line-through për të njëjtin tekst.

text-shadow

Karakteristika text-shadow shton hijëzim në tekst. Kjo karakteristikë merr katër vlera: vlera e parë përcakton dritëhijen sipas x( drejtimit horizontal), Vlera e dytë përcakton distancën sipas y( drejtimi vertikal), vlera e tretë përcakton zbehjen( blur) e dritëhijes , dhe vlera e katërt përcakton ngjyrën (color).

Skedari HTML:

Shembull

Skedari CSS:
h1 {
color: blue;
font-size: 30pt;
text-shadow: 5px 2px 4px grey;

Rezultati:
My image

Në shembullin e mësipërm, kijuam hijëzim duke përdorur parametrat e mëposhtëm:
5px – Kordinata X
2px – Kordinata Y
4px –blur radius
grey – ngjyra e hijëzimit

Vazhdo këtu më posht hapin tjerër të mësimit për tu avansur në shkallet më të larta të Programimit

K.S © www.mesoprogramim.site