Çfarë është CSS?



CSS është akronim i Cascading Style Sheets..
- Cascading i referohet mënyrës se si CSS aplikon një stil mbi një tjetër.
- Style Sheets kontrollon pamjen ose dizenjon e dokumenteve web.

CSS dhe HTML :

♣ HTML ndërton strukturën e web.
♣ CSS përcakton se si do të shfaqen elementët HTML.
Për të kuptuar CSS, ju duhet të keni njohuri bazë në HTML. Nëse jo atëhere shkarkoni aplikacionin ♦♦♦HTML në Shqip♦♦♦.


Pse përdoret CSS?

CSS ju lejon të aplikoni stile specifike tek elementë specific HTML. Avantazhi kryesor i CSS është se ju lejon të ndani stilin nga përmbajtja. Duke përdorur thjesht HTML, stili dhe përmbajtja do të ndodhen në të njëjtin vend, që bëhet e vështirë për tu menaxhuar me rritjen e faqeve të një website të vetëm. Pra, të gjitha të dhënat e stilit duhet të zhvendosen në një skedar(file) të veçantë që quhet skedar CSS.


CSS brënda rreshtit HTML

Një nga mënyrat e shtimit të stilit. Brënda rreshtit aplikohet një stil i vetëm. Shtojmë attribute stili në çdo tag html. Në shembullin më poshtë tregohet ndërtimi i një paragrafi me sfond (background) ngjyrë gri dhe ngjyrë texti të bardhë:


<p style="color:white; background-color:gray;">
Ky është shembull i shtimit të CSS brenda rreshtit html.
</p>
Rezultati:

Css e brendshme

Ky lloj stili shkruhet duke përdorur tagun style , brenda seksionit head të faqes HTML. Për shembull, stilimi i të gjithë paragrafëve të HTML-së.Të gjithë paragrafët do të kenë sfond ngjyrë gri dhe tekst ngjyrë të bardhë:


<html>
<head>
<style>
p {
color:white;
background-color:gray;
   }
</style>
</head>
<body>
<p>Ky është paragraf. </p>
<p>Edhe ky është paragraf. </p>
</body>
</html>
Rezultati:

CSS e jashtme

Me këtë metodë, të gjithë rregullat e stilimit do të mbahen në një file të vetëm, i cili do të ruhet me prapashtesën .css Kjo file CSS lidhet me HTML duke përdorur taget < link >. Elementi < link > vendoset brënda pjesës head. Më poshtë jepet një shembull:


Skedari HTML:
<html>
<head>
<link rel="stylesheet" href="style.css">
</head>
<body>
<p>Ky është paragraf.</p>
<p>Ky është paragraf </p>
<p>Ky është paragraf </p>
</body>

Skedari CSS:
p {
color:white;
background-color:gray;
}
Rezultati:

Të dy rrugët si relative dhe absolute mund të përdoren për pëcaktimin e href për filën CSS. Në shembullin tonë, rruga është relative, sepse skedari CSS ndodhet në të njëjtin folder me atë HTML.


     

Vazhdo këtu më posht hapin tjerër të mësimit për tu avansur në shkallet më të larta të Programimit

Këtu ju propozojm Partnerin ton investor eToro

K.S © www.mesoprogramim.site