Sintaksa CSS

CSS është e përbërë nga rregullat e stilimit të cilat interpretohen nga browser-i dhe më pas aplikohen tek elementët përkatës të dokumentit. Një rregull stili ka tre pjesë: Selektorin, karakteristikën, dhe vlerën. Për shembull, ngjyra e tag-ut h1 mund të përcaktohet si: h1 { color: orange;} Ku selektori shenjon elementin HTML që do të stilojmë. Blloku i deklarimit përmban një ose më shumë deklarime, të ndara me pikëpresje. Çdo deklarim përfshin emrin e karakteristikës dhe një vlerë, të ndarë me dy pika.

Selektorët id dhe Class
Selektorët id ju lejojnë stilimin e një elementi HTML që ka një atribut id, në varësi të pozicionit të tyre në pemën e dokumentit. Këtu është një shembull i një selektori id:

Skedari HTML:
<div id="intro">
<p> Ky paragraph është në pjesën e e id-së intro.</p>
</div>
<p> Ky paragraph nuk është në pjesën e e id-së intro.</p>
Skedari CSS:
#intro { 
 color: white;
background-color: gray;
}
Për selektimin e një elementi me një id specifike, përdoret karakteri thurje #, ndjekur më pas nga emri i id-së.
Rezultati:

Selektori class funksionon në të njëtën mënyrë. Ndryshimi kryesor është se ID-të mund të aplikohen vetëm njëherë për faqe, ndërkohë klasat mund të përdoret sa herë është e nevojshme brënda faqes. Në shembullin më poshtë, të dy paragrafet kanë klasën "first" dhe do t’u aplikohen stilet CSS:


Skedari HTML:
<div>
<p class="first">Ky është paragraf</p>
<p> Ky është paragrafi dytë. </p>
</div>
<p class="first"> Ky paragraph nuk është në pjesën e id-së intro.</p>
<p> Ky paragraph nuk është në pjesën e id-së intro .</p>
Skedari CSS:
.first {font-size: 200%;}

Për të selektuar një klasë specifike, përdorim pikën të ndjekur nga emri i klasës. Emrat e id-ve dhe klasave nuk fillojnë me numra.

Komentet

Komentet përdoren për shpjegimin e kodit tuaj, dhe mund t’ju ndihmojnë kur ju editoni kodin më vonë. Komentet injorohen nga browser-at. Komentet mund të jenë në një ose më shumë rreshta. Një koment CSS do të dukej kështu: /* Komenti shkruhet këtu */

Trashëgimia

Trashëgimia i referohet mënyrës se si karakteristikat rrjedhin në faqe. Një element fëmijë do të marri karateristikat e elementit prind në qoftëse nuk përcaktohet.
Për shembull:

<html>
<head>
<style>
body {
color: green;
font-family: Arial;
      }
</style>
</head>
<body>       
<p>
Ky është një tekst brenda një paragrafi. 
</p>
</body>
</html>
Rezultati:

Duke qënë se tagu fëmijë është brenda tagut body (elementi prind), do të marre çdo stil të tagut prind.

     

Vazhdo këtu më posht hapin tjerër të mësimit për tu avansur në shkallet më të larta të Programimit

Këtu ju propozojm Partnerin ton investor eToro

K.S © www.mesoprogramim.site