Tag-et HTML

Të gjithë dokumentet HTML duhet të fillojnë me një deklarim tipi si :

<!Doctype html>
Ky deklarim tipi i tregon browserit se ka të bejë me shfaqjen e tageve në versionin HTML5, që është edhe versioni i fundit i HTML-s.Ndërsa dokumenti HTML më vete fillon me tagun
<html>
dhe mbaron me tagun
 </html> 
Pjesa e dukshme e dokumentit është midis tageve
  <body> 
dhe
 </body> 
HTML nuk është Case Sensitive që do të thotë se
 <HTML> dhe <html> 
është i njëjti tag. Taget në HTML ndahen në tage hapëse
 <html> 
mbyllëse
 </html> 
dhe vetëmbyllëse
<br/> 
.

Kujdes!!! “Taget html që hapen të parat mbyllen të fundit.” Për shembull po të vini re tagun hapës html i cili hapet i pari dhe mbyllet i fundit /html. Mos harro tagun mbyllës, megjithëse disa elemente do të shfaqen korrektësisht edhe pse mund të harroni tagun mbyllës. Gjithashtu varet edhe nga lloji i browserit, por nuk këshillohet mos vendosja e tagut mbyllës sepse mund të çojë në errore të papritura.

     


Vazhdo këtu më posht hapin tjerër të mësimit për tu avansur në shkallet më të larta të Programimit

Këtu ju propozojm Partnerin ton investor eToro

K.S © www.mesoprogramim.site